Drejtori i “Orenda”-s e quan të padrejtë vendimin e shtetit për mbylljen e qendrës

Pronari i Qendrës për të Moshuar “Orenda” në qytetin e Pejës, Anton Rasaj e ka quajtur të padrejtë vendimin e institucioneve për mbylljen e kësaj qendre. Në këtë qendër ishte sulmuar një grua e moshuar

Qendra për të Moshuar “Orenda” në Pejë

Anton Rasaj, pronar i Qendrës për të Moshuar “Orenda” në Pejë, e ka quajtur si të pa drejtë vendim e institucioneve shtetërore përkatëse për mbylljen e këtij institucioni.

Me drejtorin e qendrës ku ka ndodhur dhunimi, Anton Rasaj, ka kontaktuar edhe RTK i cili nuk ka dashur të prononcohet për media. Ai ka thirrur një konferencë për media të shtunën nga ora 11:00 veç se ka thënë se quan të pa drejtë vendimin e ministrisë, dhe është shprehur shumë i prekur nga ky rast

Në këtë qendër ishte sulmuar një grua e moshuar, nga një infermiere e cila e godiste vazhdimisht në fytyrë dhe në pjesë të barkut dhe rrjedhimisht gjatë ditës së premte Ministria e Financave ka njoftuar se i është revokuar licenca Qendrës për të Moshuar, “Orenda”.

“Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëhershëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika