Arrestohen tre persona për rrëmbimin e një personi në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë rrëmbyer me forcë një person të shtunën e 16 prillit në Prishtinë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për rrëmbimin me forcë të një personi të shtunën e 16 prillit në komunën e Prishtinës.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se një nga tre të arrestuarit është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Janë arrestuar tre të dyshuar (dy femra dhe një mashkull) kosovar-e nën dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në kryerjen e veprës së cekur duke rrëmbyer me forcë viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Sipas raportit, lidhur me rastin njësitet policore janë në duke kryer hetime intensive.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari (mashkull) është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt”, vijon njoftimi.

Ndërkaq, bazuar në këtë raport, Policia e Kosovës ka njoftuar se 200 kilogramë kabllo elektrike janë vjedhur të dielën në Termocentralin Kosova A në Obiliq.

“Pas marrjes së një informate për një vjedhje të kabllos elektrike nga T.C Kosova A, njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg”, thuhet në njoftim.

Termocentrali Kosova A

Në njoftim bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri gjendet në arrati.

“I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Po ashtu, bëhet e ditur se vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar.

Ndërkaq, sipas statistikave të përgjithshme të policisë, brenda 24 orëve të fundit është raportuar për një aksident trafiku i cili ka ëprfunduar me fatalitet, 21 aksidente që kanë përfunduar me të lënduar 31 me dëme materiale.

Ndërkaq, në 24 orëshin e fundit janë arrestuar gjithsej 14 persona, tetë janë dërguar në mbajtje.

Statistikat e përgjithshme të policisë

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika