Vërshime në Junik, rrezikon të dalë nga shtrati lumi Erenik

Nënkryetari i Komunës së Junikut, Besart Tofaj, ka kërkuar që qytetarët  e kësaj komune të kenë më shumë kujdes pasi për shkak të vërshimeve të shiut mund të rritet niveli i ujit Erenik dhe rrezikon te dal nga shtrati

Lumi Erenik, Komuna e Junikut

Vërshimet e shiut kanë përfshirë edhe komunën e Junikut, nënkryetari i kësaj komune ka kërkuar nga qytetarët e Junikut që të kenë kujdes më të shtuar.

Ai gjithashtu ka thënë se niveli i ujit ne Lumin Erenik mund të rritet dhe se rrezikon të dalë nga shtrati.

“Ju lutemi për kujdes të shtuar për shkak të reshurave të dendura të shiut që kanë përfshirë Komunën tonë, e që ka bërë që niveli i ujit në Lumin Erenik të rritet e që pastaj rrezikon edhe të dal nga shtrati”, ka thënë nënkryetari i Junikut, Besart Tofaj.

Ai u kërkoi gjithashtu qytetarëve të Junikut që në rast të ndonjë emergjente të thërrasin ekipet emergjente të zjarrfikësve apo edhe Policinë e Kosovës.

“Krahas thirrjes për kujdes ju lutemi që në rast të ndonjë emergjence të lajmëroni Zjarrfikëset (193) apo edhe Policinë e Kosovës (192). Kjo gjendje mund të vazhdoj edhe në ditën në vijim sepse sipas IHMK-së, zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin, qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë dhe Rahovec”, ka vazhduar Tofaj.

Ai gjithashtu ka shpërndarë një video ku shihet lumi Erenik dhe uji i rrëmbushem i shkaktuar nga reshjet e shiut.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika