Një infermier sulmohet nga pesë persona në Spitalin e Mitrovicës

Pesë persona kanë sulmuar fizikisht një infermier në Spitalin e Mitrovicës, të hënën e pesë dhjetorit





Një infermier është sulmuar nga pesë persona në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, të hënën e pesë dhjetorit.

Kështu është bërë e ditur përmes një reagimi nga Spitali i Mitrovicës, ku thuhet se personat që e kanë sulmuar fizikisht infermierin, ishin nën ndikimin e alkoolit.

Spitali i Mitrovicës e ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj infermierit F.M.

“Spitali i Përgjithshëm ‘Dr Sami Haxhibeqiri’ Mitrovicë njofton se rreth orës 3:20 të mëngjesit, në Shërbimin e Emergjencës është sulmuar fizikisht infermieri F.M

Në oborrin e Spitalit kanë ardhur 5 qytetarë, të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë kërkuar nga infermieri që të dalë jashtë objektit të Spitalit për t’i dhënë shërbim pacientit, ku, infermieri ka refuzuar dhe ka thënë që pacienti duhet të sillet në repart që paraprakisht të kontrollohet nga doktori kujdestar”, thuhet në njoftim.

Pas refuzimit të infermierit për të dalë jashtë objektit, ai është sulmuar fizikisht.

“Institucioni dënon ashpër sulmin fizik ndaj çdo punëtori shëndetësor”, vijon njoftimi.





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika