BE-ja vërejtje Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi që nuk i kanë vënë viza Kosovës

Në një raport nga Komisioni i Bashkimit Evropian, ju është tërhequr vërejtja Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, pasi nuk kanë vënë viza për qytetarët e Kosovës dhe kanë pasur qasje pa viza në këto shtete

Flamuj të BE-së

Komisioni i Bashkimit Evropian ka prezantuar raportin e tij të pestë për monitorimin e regjimit pa viza me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, ku ka bërë thirrje për hapa të menjëhershëm.

Sipas Komisionit, të gjitha vendet e lartpërmendura vazhdojnë të përmbushin kërkesat për liberalizimin e vizave dhe kanë bërë progres në adresimin e rekomandimeve të vitit të kaluar.

Megjithatë, është theksuar se nevojiten hapa të menjëhershëm në përputhje me politikën e vizave të BE-së.

Por, Komisioni i ka tërhequr vërejtën Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ku sipas tyre këto nuk kanë zbatuar politikat e Bashkimit Evropianë duke ia lejuar hyrjen qytetarëve të Kosovës, dhe disa shteteve të tjera në territorin e tyre.

“Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë veprime në vitin 2021 për të harmonizuar më tej politikën e vizave të vendit me atë të BE-së. Shtetasit e vendeve të mëposhtme, të cilëve u kërkohet viza për në BE, gëzojnë ende qasje pa viza në Maqedoninë e Veriut si Azerbajxhani, Botswana, Kuba, El Salvadori, Kosova, dhe Turqia”, thuhet në raportin e Komisionit.

Ata kërkuan se çdo devijim i mëtejshëm nga lista e vendeve të kërkuara për viza të BE-së duhet të shmangen.

E njëjta vërejtje ishte edhe për Malin e Zi, ku sipas tyre ky shtet nuk ka vepruar për tu bashkërenduar me listën e BE-së për vendet që u kërkohet viza.

Në raport thuhet se qytetarët nga Kosova lirohen nga kërkesa për viza.

“Shtetas nga Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Ekuador, Turqia, Katari dhe Kosova vazhdojnë të lirohen nga kërkesat për viza për qëndrime afatshkurtër. Për disa kombësi, përjashtimet janë sezonale dhe, për të tjerat, ato janë të vlefshme gjatë gjithë vitit”, thuhet në raport.

BE merr ‘anë’ në raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika