Dy të lënduar nga një aksident trafiku në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Pejës, mes një veture dhe njëmotoçiklete, ku të lënduar kanë mbetur dy persona që ndodheshin në motoçikletë

Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Pejës, mbrëmjen e së martës së 27 dhjetorit, këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Dy persona që ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët tashmë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë.

“Sot rreth orës 17:30, Policia është i formuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën ‘Zhujë Selmani’ në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona të cilët ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë”, ka konfirmuar Rugova për Portalin Dukagjini.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika