BIA arreston një shqiptar në Bujanoc

Anëtarët e Agjencisë për Siguri dhe Informacion(BIA) dhe SBPOK të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar, në një aksion të koordinuar kanë arrestuar në Bujanoc A.B, me nacionalitet shqiptar, për shkak të dyshimit për terrorizëm, ka njoftuar mbrëmë BIA.

Thuhet në njoftim se tek i dyshuari janë gjetur një sasi e madhe armësh, 10 pushkë, një snajper me silenciator, një akrep me silenciator, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni.

Dyshohet se armët janë marrë përmes rrugëve të paligjshme, ku qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i mëtutjeshëm i armëve në zonën e Kosovës.

“I dyshuari A.B. i është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë, dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftimin e BIA-së, raporton media serbe Tanjug, përcjell Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika