Gashi: Kriminelët në veri e kanë marrë “dhuratën e vitit të ri” nga Qeveria Kurti

Kreshnik Gashi, nga BIRN, ka thënë se bandat kriminale në veri e kanë marrë dhuratën e vitit të ri nga Qeveria e Kosovës

Kreshnik Gashi, BIRN

Kreshnik Gashi, nga BIRN e ka komentuar deklaratën e përbashkët të ShBA-së dhe BE-së, ku thuhet se lidershipi i Kosovës, ka pranuar që të mos i ndjekë penalisht ata që i kanë vendosur barrikadat në veri.

Në Debat Plus, ai ka thënë se bandat kriminale në veri, e ka pranuar dhuratën e vitit të ri nga Qeveria Kurti.

“Banda kriminale e veriut sonte e ka marrë dhuratën e vitit të ri nga Qeveria Kurti. E ka marrë lajmin që për organizimin  e barrikadave nuk kanë me u ndjekë penalisht, e kanë marrë amnistinë. Rakiq e ka marrë amnistinë, që nuk ka me u ndjekë për krejt organizimin për dy javët e fundit”, ka thënë ai.

“Përmes konfirmimit të ShBA-së dhe BE-së, kan thënë se kanë marrë zotim nga qeveria që vendosja e barrikadave paqësore nuk do të ndiqen. Rakiq, Radoiciq, banda kriminale e veriut e ka marrë dhuratën e vitit të ri”, ka vijuar ai.

Gashi tha se e konsideron problem të madh mosdistancimin e Qeverisë së Kosovës nga kjo deklaratë e ShBA-së dhe BE-së.

Gashi ka theksuar se nëse një gjë e tillë ndodhë, që kriminelët të amnistohen atëherë edhe prokuroria do ta ketë problem të merret me atë çështje.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika