Qindra serbë protestojnë në Shtërpcë kundër plagosjes së dy të rinjëve

Qindra qytetarë serbë nga brenda e jashtë Kosovës janë mbledhur të dielën në Shtërpcë, për të protestuar për plagosjen e dy të rinjëve të këtij komuniteti. Ata thanë se po kërkojnë drejtësi për atë që ndodhi dhe se nuk po ndihen të sigurtë pas rastit. Kryetari i Listës Sebe, Goran Rakiq, duke dashur ta politizojë gjithë ndodhinë, tha se për këtë është fajtor kryeministri Albin Kurti

Rrugët e Shtërpcës vështirë të kenë pasur ndonjëherë më shumë qytetarë se këtë të dielë.

Serbë nga Kosova e Serbia u mblodhën para “Shtëpisë së Kulturës”, për të protestuar për plagosjen e dy të rinjëve të këtij komuniteti.

Nga Gotovusha, fshat ku ndodhi incidenti, erdhi për të protesuar edhe ky i ri.

Qytetari serb ka thënë se “Unë kam ardhur nga Gotovusha. Jam këtu për ta ngritur zërin. Ne duam drejtësi për njerëzit këtu, nuk duam të sulmohemi. Incidenti, unë mendoj që ndodhi për shkak të raporteve të tensionuara mes dy shteteve tona, çka besoj që nuk është në rregull”.

Të shqetësuar deklarohen edhe banorët e tjerë të kësaj komune.

Qytetari serb ka shtuar se “Dy të rinjë u sulmuan, kjo nuk është në rregull. Nuk do të duhej të ndodhte. Shpresoj që autori të marrë dënimin e merituar”.

Incidentin e së premtes, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tentoi ta politizojë. Për të, fajtor është kryeministri Albin Kurti.

Goran Rakiq, kryetari i Listë Serbe ka thënë se “Terrori i regjimit diktatorial të Albin Kurtit po vazhdon. Kurti luan aq fort duke menduar që serbët i hoqën barrikadat, sepse ishin të frikësuar. Nëse Stefani nuk uli kokën, kush prej nesh do të lëkundet dhe do të dorëzohet. Luftë me mjete paqësore dhe demokratike. Kjo është mënyra se si ne luftojmë kundër Kurtit. Ne kemi mbështetjen e Aleksandar Vuqiq për këtë”.

E kjo protestë, sipas kryetarit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, është një mesazh i paqes.

Dalibor Jevtiq, kryetar i Shtërpcës ka thënë se “Ajo që ndodhi së fundi, duhet të jetë paralajmërimi i fundit për të gjithë ata që me politikën dhe retorikën e tyre, po ndikojnë tek qytetarët që në atë mënyrë aq të lirshme të gjuajnë në drejtim të fëmijëve. KFOR-it dhe Policisë së Kosovës do t’i kërkohet që ta rrisë praninë dhe të garantojnë siguri për të gjithë. Në ditët në vijim do të kemi një takim dhe pas tij, do të bëjmë një kërkesë zyrtare”.

Tubimi që nisi paqësor, edhe fundin e kishte të tillë.

Për sigurinë në protestë, është përkujdesur Policia e Kosovës. E prezent u panë edhe disa njësite të EULEX-it dhe KFOR-it.

Transporti i protestuesve nga pjesë të tjera të Kosovës, por edhe nga Serbia, u bë me autobusë, përderisa shumë qytetarët erdhën me vetura nga Beogradi.

Përgjatë kohës së protestës, rruga magjistrale që të dërgon në Shtërpcë u ndalua për qarkullim nga policia, për t’u liruar pas rreth një ore.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika