Rizvanolli: Nga tani identifikimet dhe nënshkrimet elektronike janë valide

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të martën e 17 janarit, ka bërë të ditur se nga tani, identifikimet dhe nënshkrimet elektronike janë valide dhe mund të realizohen përmes telefonit apo pajisjeve të tjera, pa pasur nevojë për takime fizike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencë për media

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të martën e 17 janarit, ka bërë të ditur se nga dita e sotme, identifikimet dhe nënshkrimet elektronike janë valide dhe të rregulluara në bazë të rregulloreve nga Direktiva Evropiane.

“Nga tani identifikimet dhe nënshkrimet elektronike janë valide dhe te rregulluara me rregullore te veçanta të transpozuara nga Direktiva Evropiane”, ka shkruar Rizvalloni në llogarinë e saj në Facebook.

Ndërkaq ka shpjeguar se bizneset, qytetarët dhe institucionet do të mundë të nënshkruajnë dokumentet pa pasur nevojë për takime fizike.

“Bizneset, institucionet e qytetarët do ta kenë mundësinë që t’i përshpejtojnë procedurat e nënshkrimit të dokumenteve pa pasur nevojë për takime fizike”, ka shtuar Rizvanolli, duke theksuar se një gjë të tillë të interesuarit mund ta bëjnë përmes telefonit, tabletit apo kompjuterit pavarësisht vendndodhjes.

“Kjo thjesht mund të bëhet nga telefoni, tableti apo kompjuteri ku do që ndodheni”, ka përfunduar Rizvanolli.

Bashkëngjitur mund të gjeni edhe Ligjin dhe Rregulloren për identifikim elektronik.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika