Tahiri në Hagë: Ndonëse 17 shkurti nuk është i njëjtë pa ta, Thaçin e Veselin i gjeta shpirtërisht të përmbushur

Abelard Tahiri ka bërë të ditur se "në seancën e sotshme solemne për përvjetorin e pavarësisë, në atë sallë ku para 15 vitesh u përmbush një aspiratë shekullore, arrita direkt nga Haga, aty ku sot qëndron i fortë, protagonisti i deklaratës së pavarësisë dhe epokës së ndritur të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi"

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët gjenden në paraburgim në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Tahrir nëpërmjet një postimi në Facebook duke theksuar se në Hage “qëndron qëndron i fortë, protagonisti i deklaratës së pavarësisë dhe epokës së ndritur të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi”.

Tahiri bëri të ditur se Thaçin e Veselin i ka gjetur shpirtërisht të përmbushur.

“Ndonëse shënimi i 17 shkurtit, as nuk është i njëjtë, e as nuk është i plotë pa prezencën e tyre, Presidentin Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, i gjeta shpirtërisht të përmbushur, që rruga dhe sakrifica e tyre për liri e pavarësi, sot është realitet i Kosovës tonë të lirë e të pavarur”.

“Përgjithmonë mirënjohës për këta burra, që ia kanë dhënë Kosovës vitet më të mira të jetës dhe që për nderin e të vërtetën e rrugëtimit të saj drejt lirisë, po e vazhdojnë përpjekjen edhe sot”, ka shtuar Tahiri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika