Një person gjendet i vdekur në Leposaviq, policia e cilëson si “vdekje të dyshimtë”

Një person ka ndërruar jetë të shtunën e 25 shkurtit në Soqanicë të Leposaviqit. Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”

Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë të shtunën e 25 shkurtit në Soqanicë të Leposaviqit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar rastin. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër te prokurorit trupin i pajetë është dërguar në IML-Prishtinë”, thuhet në raport.

Ndryshe, në raportin e policisë brenda 24 orëve thuhet se 21 persona janë arrestuar dhe 12 janë dërguar në mbajtje për vepra të ndryshme penale.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika