Vdes një person në Ranillukë, policia e cilëson rastin si ”vdekje e dyshuar”

Sipas njoftimit të policisë thuhet se viktima ishte rrëzuar aksidentalisht. I njëjti është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete

Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një rrëzimi aksidental të martën e 28 shkurtit, në Ranillukë.

Në raportin e Policisë së Kosovës, ky rast është cilësuar si “vdekje e dyshuar”.

Sipas njoftimit të policisë, thuhet se viktima ishte rrëzuar aksidentalisht. I njëjti është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 “Viktima mashkull kosovar dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndryshe, policia brenda 24 orëve të fundit ka arrestuar 37 persona dhe 24 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika