Fillon testimi fizik i kandidatëve të rinj për FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se sot ka nisur testimi fizik i grupit të parë të të rinjve që kanë aplikuar për pranim si pjesëtarë aktivë në FSK

Ministri Armend Mehaj, viziton qendrën ku po testohen kandiatët për t'u bërë pjesë e FSK-së

Këtë të enjte ka filluar testimi fizik i grupit të parë të të rinjve, të cilët kanë aplikuar për pranimin e 612 pjesëtarëve aktivë në FSK dhe 388 të tjerë për pjesëtarë rezervë.

Ky testim është mbajtur në Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, ku për të parë nga afër procesin e testimit ka shkuar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Është vërtet kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që me kaq vullnet mezi presin t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK garanton proces transparent të rekrutimit. Ai bëri të ditur se procesi përveç instruktorëve të FSK-së, është duke u mbikëqyrur edhe nga përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s, organizatat joqeveritare, si dhe mediat.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika