Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Janë mësuar gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës, Prishtina do të takohet me FC Vushtrria, ndërsa Llapi me Gjilanin

Shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës është tërhequr gjatë ditës së martë të 21 marsit.

Klubi i Prishtinës do të përballet me FC Vushtrrinë, ekip që garon në Ligën e Parë.

Në këtë fazë të garës do të zhvillohen dy ndeshje (vajtje/ardhje).

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Vushtrri më 5 prill, kurse ajo e kthimit në Prishtinë më 19 prill.

Ndryshe, ekipi “bardhekaltër” në çerekfinale e eliminoi Ballkanin duke e mposhtur me rezultat 2:0.

Paraprakisht e ka eliminuar në 1/8 e finales Dukagjinin e Klinës duke e mposhtur me rezultat 3:1.

Kryeqytetasit paraprakisht në fazën 1/16 kanë kaluar pa lojë pasi Vëllaznimi i Gjakovës ishte tërhequr nga gara.

Prishtina nga viti 1992 ka fituar 7 herë Kupën e Republikës, prej tyre 5 herë pas luftës.

Ky është edicioni i 4-të rresht që skuadra kualifikohet në gjysmëfinale. Prishtina trofeun e fundit e ka të fituar në edicionin 2019/20.

Ndërsa Llapi do të takohet me Gjilanin në gjysmëfinale.

Fituesi i Kupës së Kosovës do të luajë për kualifikime në garat evropiane.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika