AAK në mbështetje të “Marshit për Drejtësi”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur marshin për drejtësi që organizohet këtë të diel

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se do ta mbështesë marshin për drejtësi që organizohet këtë të diel.

Më dy prill do të marshohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së një ditë para se të nisë gjykimi i tyre në Gjykatën Speciale.

“Ne gjithmonë kemi besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në vlerat e lirisë dhe e kemi mbështetur drejtësinë ndërkombëtare me qëllim të pastrimit të luftës së drejtë të popullit shqiptar për liri”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Sipas tyre, “të marshosh për drejtësi, është e drejtë dhe vlerë demokratike dhe ne gjithmonë do jemi në shërbim të vlerave dhe të drejtësisë”.

Ndryshe, Ismail Tasholli, ideatori i platformës “Liria ka emër”, ka njoftuar se deri më sot mbi 20 organizata të ndryshme e kanë konfirmuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen në marshin e datës 2 prill.

“Për nga thirrjet deri në ditën e sotme janë diku mbi 20 organizata që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe përkrahjen. Nuk mund të spekulojmë, por si duket do të jetë një marsh masiv që do të kërkojë drejtësinë dhe do të të provojë të japë edhe një përkrahje morale… Nga trendi, nga ajo që po na thuhet parashikojmë të jetë një marsh dinjitoz”, ka thënë Tasholli.

Ideatori i platformës “Liria ka emër” ka thënë tutje se është e rëndësishme të ketë drejtësi, pasi sipas tij, interpretimi i padrejtë i së kaluarës ka ndikim edhe në të ardhmen e vendit.

Molliqaj: Më dy prill ‘Marshojmë për drejtësi’ kundër qasjeve anakronike që gjykojnë përpjekjen për liri

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika