Italia ndalon përdorimin e ChatGPT-së

Italia është bërë vendi i parë perëndimor që ka bllokuar bashkëbiseduesin digjital, ChatGPT

Italia është bërë vendi i parë perëndimor që ka bllokuar bashkëbiseduesin digjital, ChatGPT, shkruan BBC të premten.

Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave ka thënë se kishte shqetësime për privatësinë në lidhje me modelin, i cili u krijua nga “OpenAI” dhe mbështetet nga Microsofti.

Rregullatori ka thënë se do të ndalonte dhe hetonte OpenAI “me efekt të menjëhershëm”.

Italia dyshon se ChatGPT ka shkelur rregulloren e saj për privatësinë. OpenAI ka 20 ditë kohë për të treguar se si do të trajtojë shqetësimet e mbikëqyrësit, ose do të pasojë një gjobë prej 20 milionë eurosh ose deri në 4% të të ardhurave vjetore.

Miliona njerëz kanë përdorur ChatGPT-në që nga lansimi në nëntor 2022.

ChatGPT mund t’u përgjigjet pyetjeve duke përdorur gjuhë natyrale, të ngjashme me njeriun dhe gjithashtu mund të imitojë stile të tjera të të shkruarit, duke përdorur internetin  si bazën e të dhënave.

Microsoft ka shpenzuar miliarda dollarë për të dhe krijoi edhe “Bingun” muajin e kaluar.

Microsoft ka thënë gjithashtu se do të fusë një version të teknologjisë në aplikacionet Office, duke përfshirë Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook.

Ka pasur shqetësime mbi rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale (AI), duke përfshirë kërcënimin ndaj vendeve të punës dhe përhapjen e dezinformatave dhe paragjykimeve.

Në fillim të kësaj jave, figurat kryesore të teknologjisë, përfshirë Elon Musk, kërkuan që këto lloje të sistemeve të inteligjencës artificiale të pezulloheshin mes frikës se gara për t’i zhvilluar ishte jashtë kontrollit.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika