Inaugurohet një shesh me emër “Kosova” në Itali, Osmani: Nga sot, kemi një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë

Presidentja Osmani ka falënderuar komunën e Frasnitës për dhënien e çmimin “Gjergj Kastrioti” në Kalabri të Italisë, të martën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka pranuar çmimin “Gjergj Kastrioti” në Kalabri të Italisë me ç’rast, ka inauguruar edhe një shesh me emrin “Sheshi i Kosovës”. Ajo ka thënë se tashmë, në këtë të fundit gjendet një pjesë e Kosovës.

Me anë të një postimi të Facebook, Osmani ka shkruar se një çmim i tillë është mirënjohje për betejën historike të Kosovës për liri dhe jo vetëm.

“Arbëreshët, shtyllë e kulturës dhe e identitetit kombëtar! Mirënjohëse për mikpritjen vëllezërve e motrave arbëreshe. Për shekuj të tërë, ata e kanë ruajtur identitetin kombëtar e gjuhësor, traditën, ritet e kulturën e të parëve të tyre. Ideja e rilindjes kombëtare dhe historia e heroit tonë nacional, Gjergj Kastriotit, e gjejnë burimin në tokën e arbëreshëve. Falenderoj komunën e Frasnitës për çmimin “Gjergj Kastrioti”. Ky çmim është mirënjohje para së gjithash për betejën historike të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar. Po ashtu, në zemër të Arbërisë, në praninë e shumë arbëreshëve të Frasnitës, inauguram sheshin, i cili e mban emrin e Republikës sonë, sheshi “Kosova”.  Nga sot, kemi një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.


Presidentja Osmani do ta ketë edhe një bashkëbisedim me studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Kalabrisë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika