Kurti për reformën e re zgjedhore: Do të mundësojë lehtësimin e votimit për diasporën në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se së shpejti do të jetë për miratim në Qeveri Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se së shpejti do të jetë për miratim në Qeveri Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme, i cili parasheh që mërgata të ketë lehtësim real të shprehjes së vullnetit të tyre politik.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka thënë se me këtë draft ligj i jepet fund padrejtësisë së gjatë ndaj mërgatës kur vjen puna te votimi dhe me këtë siç tha ai “përmbush edhe një zotim tonin ndaj mërgatës”.

“Javën e kaluar Komisioni Ad-hoc për reformë zgjedhore përmbylli punën e tij duke hartuar draftin e ri të ligjit për zgjedhje të përgjithshme. Këtë draft së shpejti do ta kemi edhe në Qeveri për të dhënë opinionin dhe komentet tona. Sot dua ta shpalos një dimension të veçantë të tij që ka të bëjë me votimin e mërgatës në zgjedhjet në Kosovë”, tha ai.

Kurti ka theksuar se votuesit nga mërgata në të kaluarën në përgjithësi janë përballur me dy sfida.

“Së pari regjistrimi i tyre ka përfshirë procedura të komplikuara e burokraci dhe së dyti afati për flet dërgimin në postë kanë qenë të shkurta krahas kostos së lartë financiare. Sipas draft ligjit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare bashkatdhetarët do të evidentohen si votues në mënyrë elektronike. Regjistrimi i tyre do të bëhet online”.

Kreu i Qeverisë tregoi tri opsionet që diaspora do t’i ketë në dispozicion për të votuar në kohën kur mbahen zgjedhjet parlamentare.

“Do të jetë votimi fizikisht një ditë para ditës së zgjedhjeve në njërën nga ambasadat apo konsullatat të Kosovës. E dyta do të jetë dërgimi i fletëvotimeve me postë brenda vendit ku jetojnë në adresën që e cakton ambasada e Republikës së Kosovës. Me këtë ambasadat do të shndërrohen në qendra të grumbullimit të fletëvotimeve. Opsioni i tretë mbetet mënyra e vjetër e votimit duke i dërguar fletëvotimet me postë në adresë të KQZ-së për vendet ku Kosova nuk ka ambasadë apo konsullatë”, shtoi Kurti.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika