Pas refuzimit të ankesës së Partisë Socialiste të Serbisë, Shaip Kamberi mbetet deputet

Reagon kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq pas refuzimit të ankesës për përsëritje të zgjedhjeve në Tërnovc të Madh

Komisioni Komunal Zgjedhor i Bujanocit ka refuzuar ankesën e socialistëve pas zgjedhjeve të 3 prillit, si pasojë e mungesës së ndonjë dëshmie ligjore nga Partia Socialiste e Serbisë për pretendimet e tyre për parregullsi në zgjedhje, në Tërnovc të Madh, komuna e Bujanocit.

Kreu i koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, është shprehur se “ankuesit do e kuptojnë situatën, se nuk ka pasur parregullsi dhe nuk do ta vonojnë të gjithë procesin”, transmeton Telegrafi përcjell RTV Dukagjini.

Humbja e një mandati nga Partia Socialiste e Serbisë do shkaktohej sipas rezultateve të zgjedhjeve të përsëritura në Tërnovc të Madh, ku koalicioni i shqiptarëve duhet të ketë një mandat në Kuvendin e Serbisë.

“Epo, është e qartë se socialistët po humbasin një mandat për këtë, dhe shpresoj që zvarritja e tyre të mos jetë e motivuar etnikisht. Mbi 13 mijë votat që mori lista jonë është një tregues i qartë se shqiptarët duan integrim. Anulimi eventual i zgjedhjeve do të jetë sinjal për ne se ka forca në Serbi që i shqetëson kjo”, ka thënë Kamberi.

Komisioni Komunal Zgjedhor, në përbërje të përhershme dhe të zgjeruar votoi me një rezultat tetë me pesë, kundër ankesës së socialistëve.

Ky vendim ka hapur rrugë për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve më 3 prill dhe më pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Serbisë, po ashtu SPS-ja ka të drejtë ankese në Komisionin Zgjedhor të Serbisë brenda 72 orëve.

Reagimi ka ardhur edhe nga Ivica Daçiq, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë.

“Po, do të ankohemi për vendimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Bujanocit, i cili na e ka refuzuar kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnovc të Madh për shkak të parregullsive zgjedhore”, ka thënë Daçiq.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika