Krasniqi: Ekipi menaxhues për Asociacionin është jotransparent

Elbert Krasniqi, minister ne MAPL

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka thënë se ekipi menaxhues për hartimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk ka qenë dhe nuk është fare transparent.

Ai në Five në RTV Dukagjini, ka treguar që për dy vjet sa është në krye të MAPL-së, nuk e ka pranuar asnjë raport nga ky ekip.

“Puna e këtij grupi është jotransaprente. Ai është i obliguar që aktivitetin e tij ta raportojë te ministri. Unë nuk kam pranuar asnjë informacion mbi aktivitetin e këtij trupi, për këtë i kam ftuar në takim që të vijnë dhe të tregojnë për aktivitetin. Këta nuk iu kanë përgjigj ftesës për takim, vazhdojnë me një aktivitet jotransparent”, ka thënë ai.

Krasniqi ka bërë të ditur se u ka dërguar ftesë për takim, por ata nuk janë përgjigjur pozitivisht edhe pse sipas tij e kanë obligim një gjë të tillë.

Ministri Krasniqi, i ka publikuar tri vendime të qeverive të kaluara për “Ekipin menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Ai ka thënë se këto vendime i ka bërë publike pasi si ministri kanë marrë shumë pyetje dhe kërkesa për qasje në dokumente publike lidhur me këto vendime.

Ai ka thënë se nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika