Ndikimi i shëndetit mendor tek shtatzënia

Shëndeti mendor si çdo javë është pjesë e emisionit “Jeto” me Xheneta Asllanin

Psikologia Rrezarta Sadiku me moderatoren Xheneta Asllanin

Këtë javë e ftuar në studion e Radio Dukagjinit ishte psikologia Rrezarta Sadiku, e cila diskutoi për shtatzëninë dhe lidhjen e saj me shëndetin mendor.

Fillimisht psikologia Sadiku lidhi martesën me problemet e shëndetit mendor, duke theksuar se kanë ndryshuar pritshmëritë për martesat, pasi në të kaluarën martesat me aspekt tradicional kanë zgjatur më shumë, teksa sot ka shumë më shumë problematika.

Ajo që duhet bërë e para kur flasim për shtatzëninë sipas psikologes, është planifikimi familjar, pasi fëmija duhet të rritet me prindër që kanë shëndet të mirë psikologjik, e një gjë të tillë nuk mund ta kenë me një shtatzëni pa planifikim, pasi ajo sjell ndryshime të mëdha për të dy prindërit, e kur nuk janë të përgatitur, nuk e përjetojnë mirë, e sidomos kur shtatzënia nuk është e dëshirueshme nga të dy prindërit, atëherë nëna dhe fëmiu mund të përjetojnë ankthe gjatë shtatzënisë.

Sadiku theksoi se nataliteti pas luftës në Kosovë ka rënë dukshëm, ku ka ndikuar shumë edhe faktori ekonomik.

Megjithatë ajo shton se nuk duhet të kemi ankth të tepruar, jo gjithçka të përcillet me panikë. Thotë se duhet planifikim për krijim të familjes, mirëpo jo një frikë të madhe që ta privon të drejtën e prindërimit, pasi jo gjithmonë frikat janë të drejta.

Lidhur me problemet me të cilat shumë çifte përballen kur dëshirojnë të krijojnë familje e shtatzënia nuk po ndodh, psikologia deklaron se duhet që çifti e sidomos gruaja të jenë të qetë, pasi edhe kur ka probleme, nëse personi është i qetë dhe mbizotëron lumturia, është më lehtë të arrihet tek shtatzënia.

Sadiku nënvizon se shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm dhe ndikon tek mbetja shtatzënë, pasi siç thotë ajo, ka raste kur nuk ekzistojnë problemet fizike por megjithatë nuk mund të arrihet tek shtatzënia. Kjo sipas psikologes ka të bëjë me ngarkimin mendor që krijohet tek personat të cilët mendojnë se diçka nuk është në rregull me ta, por në shumë prej rasteve, ka të bëjë me shëndetin mendor.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika