Largohen kamerat ilegale në Shtërpcë, në veri vazhdon funksionimi i tyre

Agjencia për Informim dhe Privatësi, bashkë me Prokurorinë e Ferizajt kanë larguar 18 kamera ilegale që kishin funksionuar deri tash në Shtërpcë. Por, në mënyrë të njëjtë kamera të tilla vazhdojnë të funksionojnë akoma në komunat veriore të vendit, për të cilat Agjencia nuk duket se ka plan konkret

18 kamerat ilegale e dy aparate për regjistrimin e pamjeve që operonin në Komunën e Shtërpcës janë larguar të enjten nga Agjencia për Informim e Privatësi, në bashkëpunim me Prokurorinë e Ferizajt.

Kush i kishte vendosur, nuk dihet. Prandaj edhe nuk ka të arrestuar.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka thënë se “Lidhur me këtë aksion, persona të arrestuar për momentin ende nuk ka. Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”.

Me materialet që janë incizuar nga këto kamera momentalisht po merret Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Krenare Sogojeva nga Agjencia për Informim dhe Privatësi ka thënë se “Posedimin e këtyre kamerave, konfiskimin e kemi bërë ne andaj ne i mbajmë ato deri sa nuk gjendet që ka elemente të veprës penale e në momentin që do të mund të kishte elemente të veprës penale menjëherë ato do t’i barten Prokurorisë”.

Por, gjendja në komunat veriore me shumicë serbe është ndryshe.

Këtë e dokumenton edhe lëvizja e kamerës. Dy të tilla gjenden në Çabër të Zubin Potokut.

E, që ato janë ilegale dhe nuk dihet kush i ka vendosur e konfirmoi për televizionin prapa kamerës edhe kryetari i zgjedhur i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Por, Agjencia për Informim dhe Privatësi nuk e thotë në mënyrë të qartë nëse ekziston një plan konkret për konfiskimin edhe të kamerave në veri.

Sogojeva tutje ka thënë se “Agjencia jo vetëm në veri të Mitrovicës por në gjithë vendin ashtu siç e ceka që kemi shkuar me plan konkret e për krejt ato komuna që kemi hapësirë dhe kemi informata për to do të vazhdojë inspektimet dhe ashtu siç ka ndodhur dje”.

Televizioni ka kuptuar që kamera ilegale ka edhe në Komunën e Podujevës dhe Fushë-Kosovës.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika