Policia bastisë një lokacion në Ferizaj, gjen mallra me marka të njohura

Policia e Kosovës ka arritur të lokalizojë të premten një depo në Ferizaj, ku dyshohej se kishte mallra të kontrabanduara, përfshirë mallra me markat e njohura dhe të mbrojtura si: Nike, Adiddas dhe Puma

Policia e Kosovës ka lokalizuar një depo në qytetin e Ferizajt në të cilën ka gjetur mallra të markave të njohura të këpucëve.

Sipas policisë mallrat në fjalë ishin të kontrabanduara dhe i takonin markave të mbrojtura siç janë “Nike, Adidas, Puma”, e të tjera.

Në njoftimin e policisë thuhet se informatën e kanë marrë nga njësia e inteligjencës dhe analizës së riskut.

“Sot me 06 maj 2022, njësia e task-forcës kufitare ka pranuar një informatë nga njësia e inteligjencës dhe analizës së riskut DRK Lindje, se në një depo, garazhë dhe në një shtëpi private në Ferizaj, dyshohet se gjenden mallra të kontrabanduara. Njësia e Task Forcës policore ka bërë lokalizimin e shtëpisë, garazhës dhe depos ku dyshohej për mallra të kontrabanduara, përfshirë mallra me marka të mbrojtura siç janë “Nike, Adidas, Puma” dhe të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka ftuar në vendngjarje edhe njësitet relevante nga Dogana e Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), për të vazhduar me procedurat e mëtejme, lidhur me sasinë dhe konfiskimin e mallrave të dyshuar të kontrabanduara.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika