Në Moldavi, mijëra qytetarë në tubim proevropian

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, në shenjë mbështetjeje për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, më 21 maj, në shenjë mbështetjeje për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian (BE), ndërkohë që qeveria proevropiane e vendit vazhdon të luftojë rrymat politike nga Rusia.

Policia vlerësoi se janë mbledhur rreth 75 mijë njerëz, shkruan redaksia e Radios Evropa e Lirë në gjuhën angleze.

Tubimi, në të cilin është paraqitur edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është organizuar pak ditë para takimit të komunitetit politik evropian.

Takimi do të mbahet më 1 qershor dhe pritet që presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, të marrë premtimin se vendi i saj, së shpejti, do të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Samiti do të jetë takimi i parë i grupit prej 44 anëtarësh, i cili synon të përmirësojë bashkëpunimin midis BE-së dhe vendeve joanëtare të BE-së, përfshirë vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Kaukazit.

Moldavia, së bashku me Ukrainën, u ftuan në hapjen e negociatave me BE-në për anëtarësim, në qershor të vitit të kaluar, disa muaj pasi Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

Si një nga vendet më të varfra në Evropë, ajo ka pranuar qindra mijëra refugjatë ukrainas, bashkë me shqetësimet në rritje për përhapjen e mundshme të luftës.

Sandu, ish-zyrtare e Bankës Botërore, e shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi në pushtet në nëntor të vitit 2020, përmes listës proreformiste.

Ajo zëvendësoi Igor Dodon, presidentin socialist të mbështetur nga Moska, mandati i të cilit u trondit nga kriza ekonomike dhe skandalet e korrupsionit.

Përpjekja e Sandu për lidhje më të ngushta me BE-në ka shqetësuar Moskën, e cila vazhdon të mbështesë hapur disa figura politike të Moldavisë.

Moldavia, në periudha të ndryshme të historisë së saj, ishte pjesë e Perandorisë Ruse dhe e Bashkimit Sovjetik, si dhe e “Rumanisë së Madhe”. Në muajin mars, parlamenti i vendit shpalli rumanishten gjuhë zyrtare, megjithëse rusishtja përdoret ende gjerësisht.

Në Kuvendin e madh popullor ishin të pranishëm shumë njerëz, në sheshin me të njëjtin emër në kryeqytetin Kishinau, duke përfshirë edhe në shpalljen e pavarësisë nga sundimi sovjetik, në vitin 1991.

Moldavia, ashtu si Ukraina, ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces që zakonisht zgjat me vite. Megjithatë, kushtetuta e saj vendos një politikë neutraliteti që përjashton anëtarësimin në NATO.

Vendi është ende i rënduar nga prania e rajonit separatist prorus të Transnistrisë, 30 vjet pas luftës së shkurtër, në të cilën ky rajon iu kundërvu ushtrisë moldave./REL

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika