Dy sulme ndaj personave zyrtarë në Zveçan, lëndohet një polic

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për dy sulme ndaj personave zyrtarë në Zveçan, në dy raste të ndara. Si pasojë e sulmeve nga persona të panjohur, lëndime ka pësuar një zyrtar policor dhe janë dëmtuar veturat

Policia e Kosovës ka raportuar për dy sulme ndaj personave zyrtarë në komunën e Zveçanit, të mërkurën e 31 majit, në dy raste të ndara.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në rastin e parë teksa zyrtarët kanë qenë duke patrulluar janë sulmuar me gurë nga persona të panjohur.

Si pasojë e kësaj, është dëmtuar automjeti zyrtar.

Ky rast po vazhdon të hetohet.

 “Raportohet se zyrtarët policorë, derisa kanë qenë duke patrulluar, janë sulmuar me gurë nga persona të panjohur, si pasojë iu është dëmtuar automjeti zyrtar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, një sulm tjetër në po të njëjtën komunë ka ndodhur edhe pasditen e së mërkurës, ku një veturë e njësisë policore është sulmuar me mjete të forta nga persona të panjohur.

Si pasojë e kësaj, është lënduar një zyrtar policor dhe është dëmtuar vetura policore.

Rasti vazhdon të hetohet.

“Dy njësi policore derisa kanë qenë duke lëvizur me vetura zyrtare, njëra veturë është sulmuar me mjete të forta nga persona të pa njohur. Si pasojë, lëndime ka pësuar zyrtari policor dhe është dëmtuar vetura zyrtare. Rasti është duke u hetuar”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika