KRU “Prishtina” paralajmëron reduktime të ujit të pijshëm në këto komuna

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” paralajmëron reduktime të ujit të pijshëm në disa komuna, pasi pas reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, në kanalin e Ibër Lepncit ka ngritje të turbullirës së ujit dhe se Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtojë ujin për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njiofton se si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, në kanalin e Ibër Lepncit ka ngritje të turbullirës së ujit dhe se Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtojë ujin për pije.

Si pasojë e kësaj, në disa vende do të ketë reduktime të ujit të pijshëm duke filluar nga Fushë-Kosova që nga 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00, pastaj nga 23:00 deri në 04:30.

“Po ashtu edhe Drenasi është me mungesë të furnizimit me ujë. Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës”, njofton KRU “Prishtina”.

Tutje, në njoftim thuhet se Kodra dhe Mirdita do të jenë në reduktim gjatë 00:00-05:00.

Gjatë natës së sotme, me reduktim do të jetë edhe Prishtina, përveç objekteve të rëndësisë së veçantë si QKUK, Policia e Kosovës dhe objektet Qeveritare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika