BE do të rrisë mbështetjen financiare për furnizimet ushtarake për Ukrainën

Ministrja gjermane e Financave, Annalena Baerbock, të hënën e 21 marsit, ka deklaruar se, Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën financiare dhe dërgimin e armëve për Ukrainën.

Kështu, ka thënë ajo përpara një Këshilli të posaçëm të Punëve të Jashtme në Bruksel.

“Do të rrisim mjetet financiare për blerjen e mallrave ushtarake në një miliard euro. Ne qëndrojmë me solidaritet të plotë në anën e Ukrainës, qëndrojmë për mbrojtjen e popullsisë civile në Ukrainë”, është shprehur Baerbock para gazetarëve.

Po ashtu, siç ka theksuar ajo, Gjermania do të sigurojë që shitjet e armëve nga prodhuesit gjermanë të kryhen sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ukraina ka nevojë për armë të tjera”, ka shtuar ajo, pa dhënë detaje të mëtejshme për shkak të sigurisë.

“Kjo ka të bëjë me jetën dhe vdekjen, jemi në mes të një lufte dhe për këtë arsye nevojitet kujdes absolut për të deklaruar se cilat armë do të dorëzohen dhe ku”.

Ndërkohë, siç shkruan CNN, Baerbock ka potencuar se qeveria ruse vazhdon të përshkallëzojë retorikën e saj në lidhje me armët bërthamore si dhe territorin e NATO-s

Sipas saj, aleanca duhet të parandalojë përhapjen e luftës në vendet e tjera.

“Ne kemi një përgjegjësi ndaj ukrainasve, por kemi gjithashtu një përgjegjësi ndaj 450 milionë evropianëve dhe atyre që janë anëtarë të NATO-s”, ka thënë ajo teksa ka shtuar se “nuk mund të marrim përgjegjësinë se do të ketë më shumë akte lufte në vendet e tjera”.

Baerbock ka potencuar se, ata që përfitojnë nga kjo luftë “duhet të sanksionohen”.

Ndryshe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të hënën e 21 marsit, i ka kërkuar Gjermanisë ndihmë për ta shpëtuar kryeqytetin, Kievin.

Ai përmes një fjalimi televiziv, teksa fliste për Kievin që dikur sipas tij, njihej si “Berlini i ri”, i ngjashëm me lirinë, emocionet dhe sinqeritetin, tani, i njëjti, është i mbyllur dhe i heshtur duke pritur “një sirenë të re për sulm ajror”.

“Tingulli i sirenës është diçka me të cilën ukrainasit jetojnë, punojnë dhe përpiqen të flenë. Ata i trajtojnë plagët e tyre, lindin foshnje dhe vdesin”, ka deklaruar Zelenskyy.

Ai, po ashtu, i ka përsëritur thirrjet për më shumë izolim ndaj Rusisë.

“Jam i sigurt që paqja është e mundur. Por, ju duhet të veproni për ta arritur atë. Secili nga ju në Gjermani e Evropë. Që Kievi të quhet sërish ‘Berlini i ri’, në mënyrë që rrugët dhe sheshet tona të jenë po aq të sigurta sa tuajat”, ka theksuar presidenti ukrainas.

Ndryshe, agresioni rus ndaj Ukrainës kishte nisur më 24 shkurt të këtij viti.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika