Osmani i uron Spanjës presidencë të suksesshme: Të vazhdohen përpjekjet për ta sjellë Kosovën më afër BE-së

Gjersa ka thënë se pret që të vazhdojnë përpjekjet për ta sjellë Kosovën më afër BE-së, gjatë kësaj kohe kur Spanja mban udhëheqësinë e presidencës së Bashkimit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka uruar Spanjës presidencë të sukseshme gjatë kohës së saj si presidencë e Bashkimit Evropian.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka deklaruar se pret që përpjekjet në rrugën e Kosovës drejt BE-së të vazhdojnë. Ajo pati edhe falënderime për Suedinë.

“Ndërsa Suedia përfundon Presidencën e Këshillit të BE-së, falënderoj @SwedishPM Ulf Kristersson për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Presim të vazhdojmë përpjekjet tona për ta sjellë Kosovën më afër BE-së gjatë @eu2023es dhe i urojmë Spanjës një presidencë të suksesshme”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Spanja ka marrë sot udhëheqësinë e presidencës së Bashkimit Evropian, të cilën do ta mbajë deri në dhjetor të këtij viti.

Siç raportoi REL, ajo nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj karshi njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE më 15 dhjetor.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika