Një muaj paraburgim për Ilir Avdullahun, i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka bërë të ditur se i është caktuar masa e paraburgimit Ilir Avdullahit, i njohur me nofkën “Liza”, i cili u arrestua ditë më parë si i dyshuar për vrasjen e policit Triumf Riza

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar e masën së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Ilir Avdullahut, i njohur me nofkën “Liza”,  i cili ishte arrestuar të dielën, pasi për vite me radhë kërkohej si i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosvës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.A dhe të njëjtit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit I.A dhe ka vlerësuar se përmbushet kriteri nga neni 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.1. të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti dyshohet për vepër të rëndë penale për të cilën sipas ligjit parashihet dënim i lart burgimi, duke shtuar faktin se i pandehuri nga viti 2008 ka qenë në arrati, andaj bazuar në të kaluarën e të pandehurit dhe sjelljen e tij ne raport me organet ligj zbatuese, gjykata konsideron se nëse i njëjti gjendet në liri, ekziston rreziku që të arratiset dhe të bëhet i pakapshëm për organet e drejtësisë, andaj konstatoi së masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale, në këtë fazë të procedurës penale”.

Kundër këtij aktvendimi, siç thuhet në njoftim, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), të hënën, më 17 korrik, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet I.A, i njohur me nofkën “Liza”.

Siç ka njoftuar PSRK-ja, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri I.A., në bashkëkryerje edhe me të pandehurit A.B, F. A, Rr.A, si grup i organizuar nga i pandehuri E.S, të shtyrë nga motivi i hakmarrjes së paskrupullt, me dashje që të privojnë nga jeta T.R, për shkak se i njëjti, më parë në lokalin “Swiss Casino” në Prishtinë, e kishte rrahur E.S.

Policia e Kosovës më 16 korrik kishte njoftuar se është arrestuar personi i kërkuar me nofkën “Liza”, i cili për disa vite me radhë kërkohej si i dyshuar për vrasje.

I.A u prangos rreth orës 17:00 në Batllavë të Podujevës.

“Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, sot me datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumëkërkuari (I, A,) i njohur me nofkën ‘Liza’”.

Sipas policisë, arrestimi i tij është kryer pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve, të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij.

Ilir Avdullahu konsiderohet të jetë bashkëpunëtor i Enver Sekiraqës, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza.

I dyshuari ka qenë në kërkim nga Interpoli nën akuzat për organizim të vrasjes së policit Riza.

Arben Berisha është dënuar me 35 vite burgim për vrasjen e policit.

Incidenti në “Swiss Casino” kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa, disa shoqërues të tij në njërën anë dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër.

Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika