Lajçak merr medalje nga shteti i tij për kontribut në diplomaci

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot është dekoruar me një çmim nga vendi i tij për kontribut në diplomaci

Në anën e majtë, Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndërsa në anën e djathtë, Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Wlachovsky.

Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Wlachovsky, i ka ndarë emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Medaljen për Shërbimet ndaj Diplomacisë Sllovake, që është çmimi më i lartë i MPJ-së sllovake për një diplomat.

“Pata rastin të takohem me mikun dhe kolegun tim, ministrin e Jashtëm, Miroslav Wlachovsky, për një diskutim produktiv dhe të thellë sot. Faleminderit për çmimin prestigjioz që ma dha Ministria e Jashtme për kontributin tim në diplomacinë sllovake. Jam thellësisht i nderuar që e pranoj!”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Për dhënien e këtij çmimi shkroi edhe kryediplomati sllovak. Ai tha se me Lajçakun foli edhe për Ballkanin dhe BE-në.

Medalja për Shërbimet ndaj Diplomacisë Sllovake./ Foto: Miroslav Lajçak në Twitter.

“Më vjen mirë që takova mikun tim, një ish-koleg, Miroslav Lajçak në margjinat e FAC-së sot dhe i dhashë çmimin më të lartë të MPJ-së – Medalja për Shërbimet ndaj Diplomacisë Sllovake. Ne kemi diskutuar çështjet e fundit globale dhe vlerësoj njohuritë e tij mbi Ballkanin dhe zgjerimin e BE-së”.

Ndryshe, Lajçak, një politikan dhe diplomat sllovak, ka qenë edhe ish-ministër i Punëve të Jashtme i Sllovakisë.

Përveç kësaj, Lajçak shërbeu edhe si president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për sesionin e 72-të nga viti 2017 deri në vitin 2018.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika