Ukraina shpreson të mbajë samitin e paqes këtë vjeshtë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, shpresoi se do të ishte e mundur të mbaheshin diskutime në një “samit të paqes” këtë vjeshtë, pasi ai ka thënë se bisedimet e kësaj jave në Arabinë Saudite ishin një hap drejt këtij qëllimi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë të mërkurën se shpresonte se një “samit i paqes” në Ukrainë mund të mbahej këtë vjeshtë dhe se bisedimet e kësaj jave në Arabinë Saudite ishin një hap drejt këtij qëllimi.

Zelenskiy u ka thënë diplomatëve ukrainas në një fjalim të publikuar në faqen e internetit të presidentit se pothuajse 40 vende do të përfaqësoheshin në takimin në Jeddah më 5-6 gusht.

“Ne po punojmë për ta bërë [samitin] të ndodhë këtë vjeshtë”, ka thënë ai, raporton Reuters.

Ndërkohë, presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka thënë se vendi i tij po punon për paqen në Ukrainë, por se as udhëheqësi i saj dhe as ai i Rusisë nuk janë të përgatitur për të biseduar për paqen.

“As Putin dhe Zelenskiy nuk janë gati,” u ka thënë Lula korrespondentëve të huaj më 2 gusht në një konferencë shtypi në Brasilia, duke shtuar se propozimet e paqes që ai po kërkon me vendet e tjera do të jenë gati kur Rusia dhe Ukraina të jenë të gatshme të negociojnë.

Lula është përpjekur të formojë një grup vendesh neutrale për të nisur bisedimet e paqes.

Ai është kritikuar se ka thënë se Ukraina dhe Rusia janë po aq përgjegjëse për luftën.

Ndryshe, të mërkurën, një sulm me dron rus ka goditur portin dhe objektet industriale në jug të rajonit Odesa të Ukrainës në Detin e Zi, duke shkaktuar zjarre, kanë bërë të ditur autoritetet në Ukrainë.

Një rezervuar me drithëra është dëmtuar sipas kreut rajonal Oleh Kiper, i cili nuk dha detaje të mëtejshme.

Forcat ajrore të Ukrainës më herët thanë se dronët rusë po shkonin drejt Izmail, një port kyç në lumin Danub, raporton BBC.

Rusia ka vënë në shënjestër portet e Ukrainës që kur braktisi një marrëveshje të madhe të OKB-së që lejonte Kievin të eksportonte drithërat e tij.

Pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit, Rusia kërcënoi se do të synonte çdo anije që shkonte drejt porteve të Detit të Zi të Ukrainës – duke vendosur de fakto një bllokadë detare.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Të fundit nga rubrika