Rexhaj: Kosova ka bërë hapa drejt deeskalimit, Serbia nuk po e respekton marrëveshjen e Ohrit

Gjersa ka theksuar se Kosova nuk ka negociuar me palën serbe për çështjet e brendshme të saj, deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj ka theksuar se Serbia është pala e dialogut e cila nuk po respekton marrëveshjen e Ohrit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arber Rexhaj, ka deklaruar se është Kosova, ajo e cila ka bërë hapa drejt deeskalimit të situatës.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, ai ka deklaruar se është pala serbe, ajo e cila po e shkel. Krahas kësaj, ai përmend edhe një deklaratë të dhënë nga kryeministrja serbe Brnabiq.

“Nëse keni vërejtur është një marrëveshje atje në mes kryeministrit dhe fasilituesit të dialogut për reduktimin e forcave brenda objekteve komunale, të cilët më pas e kryejnë punën në veri. Kosova ka bërë hapa drejt deeskalimit, mirëpo nëse e keni pa kryeministren e Serbisë, duke pasur parasysh edhe marrëveshjen e Ohrit, është Serbia që nuk po e respekton. Kur flet ajo thotë se nuk po flasim për dy shtete, por për një shtet, duke aluduar që Kosova është pjesë e Serbisë”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai ka theksuar se Kosova nuk ka negociuar me palën serbe për çështjet e brendshme të saj.

Lidhur me situatën në veri dhe mundësinë e dorëheqjes së kryetarve të komunave atje, Rexhaj ka theksuar se nëse dorëheqjet do të ishin zgjidhja, ato do të jepeshin në kohë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, gjatë fjalës së tij ka pasur një polemikë me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, pasi ajo e quajti Kosovën pjesë të Serbisë.

“Së pari duhet të them se është vendi im, nuk janë dy vende. E ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur, nuk është pjesë e OKB-së. Dyshoj se do të bëhet pjesë e BE-së, së paku jo derisa të ketë njohje nga vendet e BE-së”, ka thënë Brnabiq në pyetjen e bërë nga udhëheqësi i panelit në Forum tha se “të dyja vendet dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së”.

Pas kësaj deklarate, Kurti ka thënë se Kosova ka vënë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia as nuk po i mendon dhe nuk janë distancuar nga Millosheviqi as nga Putini.

Dekalarata e Kurtit u duartrokit nga të pranishmit.

 

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika