Shefat Isufi pret përkrahje në Munich: Fitoren do t’ua dedikoj shqiptarëve

Boksieri shqiptar Shefat Isufi është shprehur optimist para përballjes me boksierin armen, Armenak Hovhannisyan

Një mbrëmje e paharrueshme e boksit pritet të zhvillohet të shtunën në Munich të Gjermanisë, e cila do të transmetohet ekskluzivisht në RTV Dukagjini.

Në rast se triumfon kundër Hovhannisyan, Isufi tha se fitoren do t’ia dedikojë të gjithë shqiptarëve që janë nëpër botë.

”Këtë fitore do t’ia dedikoj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, familjes time, promoterit dhe menaxherit tim që më mbështesin, gjihë atyre që janë afër meje. Pa njerëzit që më mbështesin nuk do të isha sot këtu ku jam,” tha ai në emisionin ‘Rreth e Rrotull’ në RTV Dukagjini.

Për boksierin shqiptar është e rëndësishme vetëm fitorja.

”Ne dëshirojmë të fitojmë ndeshjen me pikë apo me nokaut nuk është me rëndësi. Kryesorja është që të fitojmë ndeshjen dhe titullin,” theksoi Isufi.

Në fund, Shefat Isufi shtoi se pret përkrahje maksimale nga tifozët shqiptarë, të cilët e kanë mbështetur gjithmonë.

”Gjithmonë kam pasur përkrahje nga shqiptarët ku kam boksuar, por në Munich kam pasur gjithmonë shumë. Pres edhe kësaj radhe të jenë të gjithë prezent që të na përkrahin sepse janë ata që na motivojnë neve për të boksuar dhe për të dhënë një ndeshje të mirë,” tha ai.

Meçi mes Isufit dhe Hovhannisyan i takon kategorisë gjysmë të rëndë. Fituesi i këtij dueli shpallet kampion i WBA Continental Title.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika