Remi tregon arsyet e shoqërimit nga hetuesit e Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar pas raportimeve që i njëjti u arrestua por më pas u lirua

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar pas raportimeve që i njëjti u arrestua por më pas u lirua.

Remi ka thënë se para shtëpisë së tij u janë prezantuar hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me një urdhër nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për kontroll të telefonit.

Ai ka thënë se i është shpjeguar se duhet të bëjnë një bisedë zyrtare në zyre të Eulexit.

“Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellë me respekt. Në zyre të Eulexit më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë kjo kontrollë pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda dhe tani gjendem në shtëpi”, ka shkruar ai.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, pak minuta më parë është liruar nga EULEX.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Venhar Isufi.

Lexo dhe: Lirohet Remi

Sipas tij, Remi ka thënë se vetëm telefonin ia kanë marrë, asgjë tjetër.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika