Plagosen me armë zjarri dy persona në Rahovec, të dyshuarit dorëzohen në polici

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Rahovec, derisa të dyshuarit janë vetëdorëzuar në polici

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në komunën e Rahovecit. Lajmin për Portalin Dukagjinin e konfirmoi Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

Të dyshuarit, sipas tij, janë dorëzuar, derisa po ashtu ka bërë të ditur se viktimat janë dërguar në emergjencë për trajtim.

“Rreth orës 16:40 është raportuar se dy persona në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec, ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë iu ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra, është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore, janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë, të plagosur nga arma e zjarrit. Në ndërkohë, në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë rast, sipas Elezajt, policia ka organizuar bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion.

“Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika