Lëndohet edhe një polic i Kosovës në veri

Një tjetër polic i Kosovës ka pësuar lëndime si pasojë e sulmeve në Banjskë

Një tjetër polic i Kosovës ka pësuar lëndime, si pasojë e sulmeve në Banjskë, të dielën e 24 shtatorit.

Kështu ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, teksa thekson se lëndimet janë kryesisht të lehta.

“Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve në veri, arrestimin e një sulmuesi dhe katër të tjerëve të dyshuar.

Në një komunikatë për media, policia thotë se në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu, sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.

“Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme”, thuhet në komunikatë.

Policia konfirmon vrasjen e tre sulmuesve dhe një të arrestuari

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika