Cakolli: Refuzimi për t’u përgjigjur në pyetje parlamentare është papërgjegjësi dhe shkelje e standardeve për qeverisje të mirë

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka theksuar se pyetjet parlamentare janë një mjet i zakonshëm për mbikëqyrjen parlamentare ndaj veprimtarisë së qeverisë dhe se kryeministri ka një obligim kushtetues dhe ligjor për t'u përgjigjur pyetjeve të Kuvendit, pavarësisht divergjencave politike

Eugen Cakolli

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, si dhe ministrat e Qeverisë sot kanë refuzuar që t’u përgjigjen pyetjeve parlamentare të deputetëve të cilët nuk i kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili ka thënë se kjo është papërgjegjësi dhe shkelje e standardeve për qeverisje të mirë.

Cakolli, përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se kryeministri e ka obligim kushtetues e ligjor t’i përgjigjet dhe t’i japë llogari Kuvendit.

“Pyetjet parlamentare janë instrumenti më i zakonshëm i mbikëqyrjes parlamentare ndaj punës së qeverisë. Kryeministri e ka obligim kushtetues e ligjor t’i përgjigjet dhe t’i japë llogari Kuvendit, pavarësisht zhvillimeve tjera. Sepse Kuvendi e ka zgjedhur Qeverinë”, ka shkruar Cakolli.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se “caktimi i një seance vetëm për pyetje parlamentare, e pastaj refuzimi për t’u përgjigjur në pyetje parlamentare përbëjnë minimalisht papërgjegjësi dhe shkelje të standardeve për qeverisjes së mirë”.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve opozitarë të cilët nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika