Rreth 1 mijë e 500 persona marrin pensionin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, Rushiti: Privohen nga një varg benificionesh

Feride Rushiti, drejtoreshë në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKMRT) ka thënë se të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk i gëzojnë benificionet e tjera, siç është trajtimi shëndetësor jashtë vendit

Feride Rushiti, drejtoreshë në Qendrën, Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKMRT)

Rreth 1 mijë e 500 persona e gëzojnë statusin e të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës. Përderisa në Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, kanë aplikuar 2 mijë persona, ka konfirmuar Feride Rushiti, drejtoreshë në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKMRT).

Rushiti ka thënë se përveç pensionit, kjo kategori nuk i gëzon edhe benificionet e tjera, siç është trajtimi shëndetësor jashtë vendit.

Por, për disa përparësi që u garantohen si përparësi në punësim, lirimi nga tatimi në pronë e të tjera, kjo kategori nuk i përfiton, ngase ende ekziston frika e shpërfaqjes në publik, duke u frikësuar se mund të stigmatizohen nga shoqëria.

“Deri më tani janë rreth 2 mijë aplikime që janë pranë këtij Komisioni dhe rreth 1 500 prej tyre tani veç përfitojnë statusin si e mbijetuar e dhunës seksuale të luftës dhe marrin një pension ka shteti, i cili është pension jetësor dhe iu dedikohet personave që e kanë përjetuar dhunën seksuale”, ka thënë Rushiti për EO.

“Beneficionet tjerat të cilat iu garantojnë me ligj janë beneficione për tretman shëndetësor jashtë shtetit, po është një benfecion që ka mbetur dhe nuk ka kurrfarë vlere, pasi ende me ligj nuk iu sigurohen shërbime shëndetësore primare sekondare terciare…pastaj përparësi punimi edhe këtu e kanë vështirë të shpalosen dhe tregojnë po edhe të lirohen nga disa tatime që parashihen me ligje d.m.th aktualisht ato përfitojnë vetëm pensionin personal, ndërsa të drejtat e tjera qoftë strehim për kategori sociale, qoftë përplasi punësim, qoftë lirime nga tatimi në pronë nuk përfitojnë asnjë pasi që ende janë të mbyllur dhe ende nuk flasin publikisht dhe kanë frikë që stigmatizohen nga shoqëria, nga institucionet ku ato kërkojnë ndihmën e tyre”, ka thënë ajo.

Duke folur për zgjatjen e mandatit të Komisionit, ajo pohoi se kjo është mundësi shtesë që gratë dhe burrat që kanë përjetuar krime të dhunës seksuale gjatë luftës të aplikojnë dhe të përfitojnë pensionin ashtu siç parashihet me ligj.

“Zgjatja e mandatit të Komisionit joqeveritar për njohjen dhe verifikimin e viktimave të dhunës seksuale të luftës do të ketë ndikim të dukshëm tek ky komunitet, po dhe të familjarët e tyre, për faktin që deri me 5 shkurt sa ka pas mandat e tani dy vjet shtet me ligj po edhe dy vjet pastaj në mandat të Qeverisë do jepet mundësia grave dhe burrave që kanë përjetuar krime të dhunës seksuale gjatë luftës që të aplikojnë dhe të përfitojnë pensionin ashtu siç parashihet me ligj”, ka thënë tutje drejtoresha në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKMRT).

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika