Lista Serbe kundër ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok

Lista Serbe ka dalur kundër ndërtimit të një stacioni policor në Zubin Potok dhe ka argumentuar se ky vendim synon të rrisë tensionet në veri të Kosovës. Ata kanë shprehur pakënaqësi për njoftimin e ndërtimit të stacionit policor afër shkollës dhe kopshtit në këtë zonë

Përfaqësuesit e Listës Serbe

Lista Serbe ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj ndërtimit të një stacioni policor në Zubin Potok dhe se ky vendim synon të ndezë tensionet dhe të përkeqësojë situatën në veri të Kosovës.

“Njoftimi për ndërtimin e një stacioni policor pranë shkollës fillore dhe kopshtit në Zubin Potok, së bashku me konfiskimin e paligjshëm të tokës nga institucionet arsimore, për akomodimin e policisë njëkombëshe të Kurtit, të cilën serbët nuk e përjetojnë si pjesë e komunitetit, ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët në veri të Kosovës, e veçanërisht në komunën e Zubin Potakut, dhe është shembull i presionit institucional të Prishtinës ndaj popullit serb”, thuhet në qëndrim.

Lista Serbe po ashtu ka theksuar se ky vendim është një injorim i thirrjeve të ndërkombëtarëve për shtensionim dhe zbatim të marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“I bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që ta frenojnë Kurtin dhe të parandalojnë përshkallëzimin e situatës në terren dhe vazhdimin e militarizimit të komunave tona”.

Gjithashtu ata kanë kërkuar reagim nga EULEX-i dhe KFOR-i, të cilët kanë përgjegjësi për sigurinë e të gjithë qytetarëve, por kanë shprehur dyshime se ky veprim është në përputhje me objektivat e deeskalimit të situatës.

“Kërkojmë gjithashtu reagimin e EULEX-it dhe KFOR-it, të cilët janë përgjegjës për sigurinë e të gjithë qytetarëve, por besojmë të vetëdijshëm se kjo lëvizje nuk është një hap në drejtimin e duhur në kuptimin e deeskalimit të situatës”, përfundon komunikata.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika