Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është proces historik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, KA PRITUR në takim Dora Bakoyannis, Raportuesen për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kurti e përshëndeti vizitën e saj dhe theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës për promovimin e demokracisë, sundimit të ligjit, dhe të drejtave të njeriut

Kurti ka pritur në takim Raportuesen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Dora Bakoyannis, raportuesen për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës në misionin e saj faktmbledhës në Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit, Kurti e ka falënderuar për vizitën e saj, duke theksuar që është nder dhe kënaqësi ta mirëpres në Kosovë dhe në kryeministri.

“U shpreh se për Kosovën anëtarësimi në Këshill të Evropës është proces historik i cili i kontribuon mbrojtjes, promovimit dhe avancimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, dhe se Republika e Kosovës po angazhohet maksimalisht që çdo fazë e anëtarësimit të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërkohë që ndau me të më të rejat për sa i takon zhvillimeve politike në vend, performancës ekonomike, progresit demokratik dhe reformave të deritanishme”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, raportuesja Bakoyannis ka falënderuar Kurtin për mikpritjen, duke shprehur e lumtur me ndryshimin dhe zhvillimin që ka shënuar vendi prej vizitës saj të fundit para 14 vjetëve, teksa theksoi se raporti që do të përpilojë ajo nga qëndrimi i saj këtu, do të shërbejë si bazë për vendimmarrje në PACE.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika