Sulmi ndaj dy viktimave ashkali në Rahovec, Policia identifikon tre të dyshuarit serbë

Policia ka identifikuar tre të dyshuar serbë në Rahovec për sulmin ndaj dy viktimave ashkali, sipas njoftimit, rasti dyshohet të ketë motive ndëretnike

Më 11 nëntor, në rrugën “Samir Nurkasa” në Rahovec, tre burra serbë dyshohet se kanë sulmuar dy ashkali.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën pas zhvillimit të veprimeve hetimore, ka arritur të identifikojë tre të dyshuarit serbë.

Sipas informacioneve të grumbulluara nga intervistat dhe në bashkëpunim me prokurorin kujdestar, është vlerësuar se incidenti ka elemente të mundshme ndëretnike.

Pas përfundimit të hetimit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është transferuar në procedurë të rregullt.

“SULM – Rr. Samir Nurkasa, Rahovec  11.11.2023 – 22:05. Me datën 13.11.2023 pas zhvillimit të veprimeve hetimore ka arritur t’i identifikojë tre të dyshuarit meshkuj serbë, të cilët në bashkëveprim kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj ashkali. Sipas intervistave të zhvilluara dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, është vlerësuar se motivi i këtij incidenti ka elemente të mundshme ndëretnike. Pas veprimeve hetimore dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika