Haziri: Kurti synon t’i mbulojë skandalet e qeverisjes duke u marrë me Serbinë e Rusinë

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po përpiqet t’i mbulojë skandalet e qeverisjes së tij, duke u marrë me Serbinë dhe Rusinë.

Sipas tij, kryeministri Kurti është një rrezik për Kosovën.

Gjithashtu, Haziri është shprehur se situata në Kosovë është shqetësuese, pasi sipas tij, qytetarët tashmë ndjehen edhe të pasigurt.

“Ai po zhvendos gjithmonë vëmendjen te problemet e tjera. Kosovën e kanë harruar. Këtë raport mundohet ta mbulojnë në situata ku diaspora mblidhet në, ndërsa në Kosovës sillen si kosovocentrik, dhe për të krijuar dallime brenda popullit tonë. Kjo tregon për një kamuflim populist që jetojnë e mbijetojnë. Situata kur humbet besimi në institucione, fillon edhe degjenerimi, dhe ky degjenerim përcillet me situata të frikshme”, ka thënë Haziri për ABC News Albania.

“Metodat e dhunës janë aplikuar në politikë. Në Kosovë është përdorur edhe zjarri, goditja e parlamentit me mjete të ndryshme. Kur ata besojnë te dhuna si mjet për t’i arritur qëllimet, atëherë dështon shteti. Këto simptoma janë shqetësuese dhe duhet veprim urgjent dhe duhet emëruar prokurori i shtetit, dhe kjo jo sipas kryeministrit, por të zgjidhet nga drejtësia”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika