Dy muaj nga sulmi terrorist në Bajnskë, Serbia akoma e pandëshkuar

Sot janë bërë dy muaj nga sulmi terrorist serb në Banjskë, derisa Kosova akoma po pret sanksionimin e Serbisë. Kryeministri thotë se ka ardhur koha të zbulohen rezultatet e hetimeve ndërkombëtare dhe që Serbia të sanksionohet. BE-ja hesht

Fotografia e policit të vrarë nga grupet kriminale në veri më 24 shtator që paraqiten të maskuar në manastirin e fshatit Banjskë.

Terrori mbi Banjskën që la të vrarë heroin Afrim Bunjaku, tashmë po numëron dy muaj prej kur tronditi vendin dhe jo vetëm.

Pak është hedhur dritë mbi hetimet e këtij sulmi terrorist serb, edhe pse fajtorët dolën sheshazi shumë shpejt.

Por Serbia, e cila nga Kosova konsiderohet organizatore e agresionit, akoma po shpëton pa therë në këmbë.

E, pikërisht për këtë, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se koha e kaluar është e mjaftueshme për hetim, por edhe për sanksionimin e Serbisë.

“Është kohë më se e mjaftueshme që të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione mbi këtë akt të agresionit të Serbisë ndaj vendit tonë që cenoi sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, dhe sigurinë tonë kombëtare. Nga pikëpamja jonë edhe sovraniteti, siguria dhe sundimi i ligjit janë çështje që paraqesin vlera dhe interes, e ne nuk bëjmë kompromis me to. Në një situatë si ajo e Zveçanit, ato janë tri gjëra që paraqesin të njëjtën gjë, duke mbrojtur ligjin, ne mbrojmë edhe sovranitetin dhe garantojmë siguri… Për të mos ndodhur kjo është i nevojshëm edhe konkluzioni i hetimeve të BE-së, KFOR-it, EULEX-it, SHBA-ve në njërën anë, por edhe sanksionet, masat ndaj Serbisë në anën tjetër”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Goxha fajtor në menaxhimin e gjithçkaje pas rastit të Banjskës, profesori Dorajet Imeri po e sheh Bashkimin Evropian.

Lidhur me atë se ku kanë shkuar hetimet dhe a ka në plan BE-ja të sanksionojë Serbinë, nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje të premten.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika