Krasniqi: PDK do të propozojë rritjen e buxhetit për Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka bërë një njoftim në shënimin e Ditës së Forcës, duke deklaruar se Grupi Parlamentar i PDK-së do të propozojë rritjen e buxhetit për Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në shënimin e Ditës së Forcës ka njoftuar se Grupi Parlamentar i PDK-së do të propozojë rritjen e buxhetit për Ushtrinë e Kosovës.

Krasniqi, në një postim në Facebook, është shprehur se në vitin 2024, buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes duhet të jetë mbi 200 milionë euro.

“PDK, përmes Grupit tonë Parlamentar, do ta propozojë si amandament të veçantë në Ligjin për Buxhetin e vitit të ardhshëm, rritjen e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, rrjedhimisht, Ushtrinë e Kosovës. Siguri për zhvillim e integrim”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Krasniqi duke uruar Ditën e Forcës ka thënë se vajzat dhe djemtë që janë pjesë të kësaj ushtrie, çdo ditë dhe në secilën sfidë po vazhdojnë të na bëjnë krenarë me suksese të njëpasnjëshme, brenda dhe jashtë vendit.

“Në asnjë formë nuk guxojmë të lejojmë që të rinjtë tanë të braktisin uniformën e FSK-së për shkak të kushteve joadekuate, siç ka ndodhur në dy vitet e fundit. Kosova, si një shtet që aspiron të anëtarësohet në NATO, duhet që së paku 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto ta ndajë për ushtrinë”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika