Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në Pejë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është vetëdorëzuar i dyshuari për shkaktimin e aksidentit në Pejë, si pasojë e të cilit vdiq një këmbësor.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është vetëdorëzuar pasditen e sotme dhe është dërguar në mbajtje.

“Më datën 27.11.2023 rreth orës 15:30 i dyshuari për aksidentin me fatalitet të datës 26.11.2023 në rrugën ‘Bill Clinton’ Pejë, në prani të avokatit mbrojtësi është vetëdorëzuar. Pas intervistimit nga hetuesit e aksidenteve me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, policia të dielën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit në fjalë, pasi dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa, sipas njoftimit të policisë, vetura e tij është gjetur dhe konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme.

Po ashtu, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

I dyshuari, të dielën rreth orësh 00;45, kishte goditur me veturë viktimën këmbësor dhe më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Siç kishte njoftuar policia, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Rr. ‘Bill Klinton’, Pejë, 26.11.2023-00:45. Viktima mashkull kosovar -këmbësor, ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është goditur me veturën të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari kosovar, dhe i njëjti ishte larguar me veturë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Njësitet policore gjatë hetimit kanë identifikuar të dyshuarin, i cili gjendet në arrati, ndërsa vetura është gjetur dhe konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e policisë, në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika