Çitaku – Aliut: Qeveritë janë të përkohshme, Kosova është e përjetshme

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është drejtuar ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke i thënë se qeveritë janë të përkohshme, ndërsa Kosova është e përjetshme

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke thënë se qeveritë janë të përkohshme, ndërsa Kosova është e përjetshme.

“Nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën. Qeveritë janë të përkohshme. Kosova është e përjetshme”, ka shkruar Çitaku.

Reagimi i nënkryetares Çitaku vjen pasi ministri Aliu ka thënë se është ministër i një shteti të përkohshëm.

Lexo dhe: “Bashkimi kombëtar”, Aliu: Jam ministër i një shteti të përkohshëm

Këtë deklaratë ai e ka bërë duke aluduar se në të ardhmen Kosova dhe Shqipëria do të jenë një shtet.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika