Policia nis hetimet mbi vdekjen e një personi në Prizren

Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e një mashkulli kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast

Policia e Kosoves/ Foto: Visar Loku

Policia e Kosovës në raportin e tyre 24- orësh kanë bërë të ditur se në Prizren kanë gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar.

Ndërsa, sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Prizren / 17.01.2024. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Tutje, në raportin 24-orësh të policisë thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, ka përfunduar Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika