FSK-ja stërvit trupat e ushtrisë ukrainase, Ambasada britanike: Kosova ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i luftës

Ambasada Britanike në Prishtinë, për kontigjentin e FSK-së që është nisur në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”, ka thënë se Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën që nga fillimi i luftës

Pamje të pjestarëve të FSK-së

Dje është nisur kontingjenti i FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”.

Ky operacion realizohet në mbështetje të personelit ushtarak të Ukrainës.

Për këtë ka reaguar Ambasada Britanike në Prishtinë, duke thënë se Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën që nga fillimi i luftës.

“Mbrëmë i uruam lamtumirën një kontingjenti të ushtarëve të FSK-së para se të fluturonin në Britani të Madhe për të mbështetur operacionin INTERFLEX.

Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës.

Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni”, shkruan Ambasada britkanike.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika