Pamje të rënda: Momenti kur u rrah për vdekje 18-vjeçari nga Podujeva (Video)

Në një video të publikuar, shihet i ndjeri Lulzim Fejzullahu se si fillimisht u godit me një veturë dhe më pas u sulmua me shufër metalike nga shoferi i veturës

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçari nga Podujeva u rrah për vdekje nga dy të mitur (16 dhe 17 vjeç) më 14 janar në rrugën “Drenica” në Podujevë.

Në videon e publikuar shihet se Fejzullahu fillimisht është goditur me veturë, e më pas është goditur me shufër metalike nga njëri prej sulmuesëve, përkatësisht shoferi i veturës.

Fejzullahu ishte dërguar menjëherë pas sulmit për trajtim në Spital.

Si pasojë e plagëve të marra, ai vdiq të shtunën e 20 janarit në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si “Vrasje në tentativë”.

Indeksonline ka publikuar pamjet nga momenti kur vetura goditi Fejzullahun dhe sulmin me shufër metalike.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika